Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Limaj takon ambasadorin britanik, temë dialogu Kosovë- Serbi

nga B.K8 shkurt 2019

Limaj e ka njoftuar ambasadorin për punën e delegacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ata biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Limaj e ka njoftuar ambasadorin për punën e delegacionit si dhe për përgatitjen e platformës për bisedime me Serbinë.

“Ishte pajtim i përbashkët se është shumë e rëndësishme që Kosova të flasë me një zë në këtë proces dhe platforma ta paraqesë zërin unik të Kosovës dhe ta reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë”, ka thënë Limaj.

Limaj e falënderuar ambasadorin O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që Britania e Madhe po jep për Kosovën.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →