RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

“Liberalizimi i vizave, ka ende punë për t’u bërë”

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar përfaqësuesit institucional

nga B G22 mars 201822 mars 2018

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar përfaqësuesit institucional të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por se sa i përket liberalizimit të vizave ka theksuar se  ka ende punë për t’u bërë. Këto komente Heldt i  ka bërë me rastin e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë, me ç’rast është lansuar “Agrodritarja”, që ka për synim mbështetjen e sektorit të agrobiznesit.

“Më lejoni që të filloj së pari duke uruar Kosovën për vendimin e djeshëm, i cili është një vendim i vështirë sepse na çon drejtë asaj që kryesisht ne ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës janë këtu, e jo që të shohin diçka si ajo që pash unë në mesditën e djeshme, gazi lotsjellës i hedhur në përfaqësimin më të lartë politik të këtij vendi por që të punojnë për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.  Dhe pikërisht kjo është ajo me të cilën ka të bëjë ky event lansues. Sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë. Por, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”,  ka deklaruar ai.

Sipas tij, bujqësia, është njëra prej fushave më premtuese dhe për të hyrë veçanërisht në këtë instrument në këtë fazë tregon se ne duam ta integrojmë Kosovën, posaçërisht në fushën e bujqësisë, për të vazhduar përpara jo vetëm në promovimin e mundësive për prodhim këtu por edhe në nivelin regjional dhe Evropian.

Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, ka potencuar se ndjehet i nderuar për lansimin e “Agrodritares”, duke theksuar se përmes saj do të ndihmohen njerëz që kanë ide dhe gratë. Ai  ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të rris në një nivel më të lartë rritjen ekonomike, duke mbështetur sektorin privat. “Është jashtëzakonisht pozitive që zhvillimet brenda këtij fondi janë në përputhje me idetë fillestare, që targetohen grupet që kanë qenë objektiv. Ndihmohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ato që janë pjesëmarrëse më të mëdha në rritjen ekonomike, por brenda tyre, përkrahen njerëzit e rinj, me ide të reja, por që iu mungon kolaterali.”  ka deklaruar Hamza.

Ai po ashtu ka thënë se pas themelimit të këtij Fondi, janë shumë të lumtur që Banka Qendrore për Zhvillim është bashkangjitur dhe po kontribuon me kapital. Sipas tij, përmes “Agrodritares” do të përkrahen njerëzit e rinj që kanë ide, derisa bëri të ditur se edhe gratë ndërmarrëse do të jenë përfituese të këtij projekti.

Ndërsa Markus Aschendorf, udhëheqës i Divizionit të Sektorit Financiar dhe Zhvillimit ekonomik për Evropë Juglindore dhe Turqi – KFË Banka Zhvillimore, ka thënë se ky projekt është bërë i mundshëm pasi që shumë institucione kanë bashkuar forcat, në mënyrë që të punohet në zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Do të ndajmë prej 7.45 milionë euro, prej nga 4.5 milionë do t’i dedikohen sektorit bujqësor. Ky projekt është i mundshëm vetëm meqenëse i kemi bashkuar shumë forca, Qeveria e Kosovës, e cila ka kontribuar me 3 milionë euro, USAID, SIDA dhe Qeveria gjermane”, është shprehur ai.

Shefi i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ka deklaruar se rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës në Kosovë janë të lidhura ngushtë me bujqësinë dhe agrobizneset. “Rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës në Kosovë është i lidhur ngushtë me bujqësinë dhe agrobizneset, dhe lidhjet me tregjet globale. Kosova ka produkte shumë të mira bujqësore dhe biznese familjare prodhojnë. Kjo ‘Agrodritare’ do të ketë një ndikim të madh që t’iu ndihmojë këtyre familjeve të arrijnë të maksimizojnë potencialin e vet, rritjen.”, ka thënë Hope.

Hope vëmendje iu ka kushtuar edhe grave në biznes, për të cilat tha se fakti se vetëm 3 për qind e kredive shkojnë në drejtim të tyre është duke u tejkaluar, pasi deri më tani mbi 100 kredi nga ky fond iu janë dhënë grave.

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

Lexo edhe

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

1 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

7 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

24 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

53 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

57 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

57 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë