Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Ledri, Gjiko dhe Lumi B së shpejti në një bashkëpunim

nga Miranda Beqaj28 shtator 2021

Reperët, Ledri Vula, Gjiko dhe Lumi B, po vijnë në një bashkëpunim.
Lajmin e ka bërë të ditur producenti i tyre, Çelik Lipa përmes disa fotografive në ”InstaStory”.
Lipa ka postuar fotografitë e reperëve dhe në secilën prej tyre ka shkruar ”Ça bane”, siç duket kështu titullohet projekti i tyre i ri.
Kujtojmë që, katër ditë më parë edhe Gjiko i kishte postuar disa fotografi të dy artistëve të tjerë me po të njëjtin shkrim.



Ndërkaq, përsa i përket projekteve muzikore, e fundit nga Gjiko është bashkëpunimi me Melinda Ademin dhe Nora Istrefin ”Ay Caramba”, nga Ledri është ”Dale” në bashkëpunim me Kidën dhe Butrintin, ndërsa nga Lumi ”QEF” në bashkëpunim me Bardhin./21Media



FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →