Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës

nga B G26 mars 2023
​LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Sipas LDK-së, asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti.

“Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë”, thuhet në një postim të LDK-së, të cilët ia kanë bashkangjitur edhe një video.

LDK-ja ka thënë se 18 komuna nuk do të shohin asnjë cent nga investimet e reja nga buxheti i vitit 2023. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →