Lama: Në të mirë të Kosovës, Lumir Abdixhiku duhet të jetë kryeministër, Kurti u kritikua shumë
(Lajm i përditësuar)
Lama: Pa SHBA, Kosova do të mbetet jetime
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 theksoi se roli i SHBA-ve ka qenë kyç për çlirimin e Kosovës dhe përpjekjet e Evropës në këtë proces.
Ajo shtoi se, pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara, Kosova do të kishte mbetur pa mbështetje dhe pa drejtimin e nevojshëm.
”Evropa pa SHBA nuk është angazhuar për çlirimin e Kosovës, SHBA i ka prirë porcesit që e ka shty secilin shtet në Evropë të marrë rolin që ka. Pa SHBA Kosova mbetet jetime”, tha Lama.
Tutje Lama theksoi ndryshimet e mëdha në politikën e jashtme të SHBA-ve.
”SHBA e sotshme nuk është më ajo e djeshmja, Trump ka mënyrë komplet tjetër e të bërit politik, bota po mundohet të gjej mënyrë se si t’i përshtatet e jo më Kosova”, tha Lama.
Lama: Në të mirë të Kosovës, Lumir Abdixhiku duhet të jetë kryeministër
Analistja politike Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se në të mirë të Kosovës do të ishte që Lumir Abdixhiku të ishte kryeministër në rast se do bëhej një koalicion LVV-LDK.
Lama lidhur me këtë ka theksuar se politika e Kryeministrit aktual, Albin Kurti, është kritikuar dhe se vendi nuk ka hapësirë për më shumë rrezikim në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare.
”Në të mirë të Kosovës do të ishte që Lumir Abdixhiku të ishte kryeministër pasi që Kurti është kritikuar për politikën që ka ndjekur dhe Kosova nuk ka fare fare hapësirë për rrezikuar në raport me Bashkësinë Kombëtare”, tha Lama.
Lama: Limaj ishte më i sinqerti, ka bisedime për koalicion mes subjekteve politike
Analistja politike Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se ka informata që subjektet politike kanë komunikim për një koalicon të mundshëm për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve.
Lama ndër tjera tha se Fatmir Limaj ishte më i sinqerti me deklaratën e tij që është i gatshëm për koalicion me këdo.
”Limaj ishte më i sinqert se të tjerët, në bazë të informatava që kam nuk është që nuk ka komunikim ndëmjet subjekteve politike për një koalicion të mundshëm”, tha Lama.











