🇽🇰 Kosova
Lama: Deklarata e Abdixhikut mbyll çdo derë për bashkëpunim mes LDK-së dhe VV-së
nga Venera Grabanica8 prill 2025
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklarimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut lidhur me letrën e Kurtit për takim.
Sipas Lamës, me deklarimin e Abdixhikut, është mbyllur çdo derë për një bashkëpunim mes LDK-së dhe VV-së.
”Abdixhiku ka mbyllur çdo derë të bashkëpunimit të ardhshem për formimin e Qeverisë. Ka pasur zëra brenda LDK-së që kanë folur se nuk ka vija të kuqe, mendoj që pas kësaj nuk ka asnjë llojë të bashkëpunimit. Abdixhiku edhe po të donte që të hynte në bisedime dhe në koalicon me VV e ka të pamundur për shkak të përqarjeve brenda LDK-së”, tha Lama.











