Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Lajm jo i mirë për “Nerazzurët”, Marotta flet për situatën Dybala-Inter

nga B.K5 korrik 2022

Që prej lajmit se Dybala nuk do ta rinovojë kontratën e tij me Juventusin, rivali i këtij të fundit, Interi, vazhdimisht ka qenë në kontakte që të arrijë marrëveshje me yllin argjentinas.
Po ashtu, interesimi në Dybalan ishte konfirmuar edhe nga krerët e Interit, të cilët zbuluan se janë në bisedime për ta sjellë ish-sulmuesin e Juventusit në “Giuseppe Meazza”.
Por, këto spekulime si duket tani i ka demantuar shefi i Interit, Giuseppe Marotta, i cili tregoi që me transferimin e Lukakut klubi e ka përfunduar përforcimin në repartin e sulmit.
“Dybala është pjesë e lojtarëve që janë të lirë në këtë merkato, ai është dhe ishte njëri nga opsionet, por ne veçse e kemi kompletuar sulmin tonë me shumë lojtarë të mirë”, tha Marotta.
Marrëveshja mes Dybalas dhe Interit ka mbetur e pezulluar për më shumë se një muaj, dhe nga fjalët e fundit të Marottas, tifozët “Nerrazurë” si duket nuk do ta shohin Dybalan në fanellën zikaltër.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →