Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Lajçak shprehet mirënjohës për mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë – Serbi

nga Venera Grabanica9 janar 2024
Lajçak shprehet mirënjohës për mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar edhe me Emmanuel Bonnen, këshilltarin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak ka thënë se i është mirënjohës Francës për mbështetjen e fortë për dialogun dhe po ashtu për punën e tij.

“Kam mbaruar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më dërgoi në Paris. Pata takime shumë të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Elysee për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”, ku ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij në Francë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →