Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lajçak pas takimi në Bruksel: Palët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme

nga B G18 prill 2024
Lajçak pas takimi në Bruksel: Palët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për detajet e takimit të sotëm në Bruksel.

Ai në platformën X ka shkruar se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK’së.

“Sot kam zhvilluar disa takime bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK’së. Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në “X”./21Media

Today, I hosted a series of bilateral meetings with the Chief negotiators of Kosovo and Serbia to continue our discussion on a temporary solution for those most affected by the CBK decision. The Parties agreed to continue our efforts next week based on concrete text proposals. pic.twitter.com/ZVmCfmUCo9

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 18, 2024

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →