Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kusari-Lila reagon ndaj kritikës së BE-së për shkarkimin e ekipit të Asociacionit

nga B G5 maj 2023
Kusari-Lila reagon ndaj kritikës së BE-së për shkarkimin e ekipit të Asociacionit

Bashkimi Evropian ka kritikuar Kosovën për shkakrimin e Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit në krye me Danijela Vujiciq.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka thënë se ekipi duhet të jetë funksional deri në momentin që asociacioni të bihet dakord dhe të zbatohet.

E lidhur me këtë ka reaguar Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila. duke thënë se një qëndrim i tillë i BE-së do të kishte pak kredibilitet nëse BE-ja do të kritikonte Ekipin Menaxhues për propozimin e një drafti anti-kushtetuese, kundër parimeve të BE-së.

“Kjo deklaratë do të kishte njëfarë besueshmërie, nëse BE-ja do të kishte kritikuar ekipin e MGMT për propozimin e draftit antikushtetues, në kundërshtim me parimet e konfirmuara nga BE. Është e detyrueshme për suksesin e procesit, BE i qëndron parimeve të veta!”, ka shkruar ajo në Twitter./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →