Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti viziton kompaninë e ujësjellësit “Prishtina”

nga Venera Grabanica19 dhjetor 2024
Kurti viziton kompaninë e ujësjellësit “Prishtina”

Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”. Pas takimit me kryeshefin ekzekutiv, Arsim Fetahu, është deklaruar vetëm ministrja Rizvanolli dhe Fetahu.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se ndërmarrja ” KRU Prishtina” gjatë tri viteve të fundit ka pasur përmirësime.

“Nga humbja për tre nga katër vitet e fundit, në vitin 2022 ka pasur një fitim prej 300 mijë euro, ndërsa sivjet pritet që fitimi të tejkalojë 600 mijë euro”, tha Rizvanolli.

Pas vizitës këtu, kryeministri Kurti do të vizitojë edhe Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →