Kurti vizitoi Parkun e Biznesit: Prioritet do të kenë ndërmarrjet prodhuese
Kryeministri Albin Kurti, pas përurimit të çerdhes së re në Prizren, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, vizitoi edhe Parkun e Biznesit. Kurti tha se në këtë park po bëhen punimet
Kryeministri Albin Kurti, pas përurimit të çerdhes së re në Prizren, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, vizitoi edhe Parkun e Biznesit.
Kurti tha se në këtë park po bëhen punimet për hapjen e zonës ekonomike, me gjithsejtë 82 hektarë, prej të cilëve gjysma përafërsisht e kanë të përfunduar infrastrukturën, në këtë vend, ku do të kemi Zonën ekonomike të Prizrenit.
“Tashmë kanë aplikuar 20 biznese dhe prioritet do të kenë bizneset, ndërmarrjet prodhuese, me ç ‘rast edhe do të ndalohet tjetërsimi e dëmtimi i sipërfaqeve, të cilat janë të përshtatshme për bujqësi”, tha Kurti.
Ai shtoi se në këtë park do të ketë edhe industri të përziera, por gjithnjë pa ndotje.
Kryeministri vlerësoi këtë zonë si shumë të rëndësishme jo vetëm për Prizrenin, por për mbarë Kosovën./21Media
Më të fundit
Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike




