RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti thotë se Vuçiq nuk distancohet nga Millosheviqi e as nga Putin

nga E.Bullaku5 maj 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të vjetra dhe se nuk ka distancim nga Millosheviqi dhe nga Putini.
Këto deklarime, Kurti i ka bërë pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe presidentin e Serbisë.
Në takim Kurti ka ritheksuar qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke.
Gjatë vizitës në Berlin, Kurti dje ka takuar kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →