Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Kurti: Terminalet doganore shtetërore do të shtrihen në tërë vendin

nga Kaltrina Berila16 tetor 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.
Sipas komunikatës qeveritare, drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.
Siç thuhet në komunikatë, nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →