Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

​Kurti takon Çedomir Jovanoviq, diskutojnë për raportet Kosovë-Serbi

nga Venera Grabanica3 dhjetor 2023
​Kurti takon Çedomir Jovanoviq, diskutojnë për raportet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në takim u bisedua rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi, si dhe raportet ndërmjet dy vendeve.

Kurti e Jovanoviq po ashtu diskutuan mbi nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.​

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →