RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takoi gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

nga Venera Grabanica20 qershor 2022

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, kryeministri Albin Kurti takoi gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.
Të detyruar të largohen nga Ukraina pas invazionit rus, Lyudmila Makey, Daria Meshcheriakova, Lyudmila Mekh dhe Serhi Shevchenko tani banojnë në Prishtinë, në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë Kosova.
Kurti ritheksoi solidaritetin me popullin ukrainas dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionit në Ukrainë.
Në takim u fol edhe për mbarëvajtjen e programit Gazetarët në Rezidencë Kosova, i cili financohet nga Qeveria e Kosovës dhe mbulon kostot e jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainas të punojnë nga distanca.
Ata shprehën mirënjohje për mikpritjen dhe mundësinë për të vazhduar profesionin e gazetarisë nga vendi ynë./21Media

On #WorldRefugeeDay I met w/ Daria, Serhii, Liudmyla & Lyudmila, 🇺🇦 journalists forced to leave home b/c of the Russian invasion. Through the Journalists-in-Residence Kosova Programme, we’re providing them w/ accommodation & workspace. We stand in solidarity w/ the people of 🇺🇦. pic.twitter.com/nnDEZqLTaG

— Albin Kurti (@albinkurti) June 20, 2022

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →