🇽🇰 Kosova
Kurti takohet me Taravarin e Ramën: Na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin
nga Kaltrina Berila23 janar 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin.
Kurti tha se shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.
Takimi në mes Kurtit, Ramës e Taravarit u mbajt në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së.











