Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Departamentin e Gruas në BIK

nga Venera Grabanica5 prill 2024
Kurti shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Departamentin e Gruas në BIK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me Naim Tërnavën dhe të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame.

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që sonte ky iftar i bëri bashkë, duke e rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës.

Për këto ditë të mbetura të agjërimit, kryeministri iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.

Në këtë iftar, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Shqipe Mehmeti -Selimi, Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alim Rama dhe anëtari i kryesisë, Mytaher Haskuka.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →