Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Serbia po provokon Kosovën

nga Egzona Mehmeti25 shtator 2021

Të qëllimshme i ka quajtur zjarrvëniet në Zubin Potok dhe Zveçan, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në Shkup, ai dërgoi mesazh të qartë, se këto janë të nxitura dhe mbështetura nga Serbia.
“Sebia po provokon Kosovën”, tha Kurti në kuadër të Forumit socio-ekologjik që po mbahet në Shkup, transmeton TV21.

Ndryshe, rreth orës 01:00 pas mesnate është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →