RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti: Rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi këtë vit
🇽🇰 Kosova

Kurti: Rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi këtë vit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2023 tha se do t’u jepet përgjigjet sfidave me të cilat po përpallet shteti i Kosovës. “Sfidave do t’u ja

nga B G11 janar 202311 janar 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2023 tha se do t’u jepet përgjigjet sfidave me të cilat po përpallet shteti i Kosovës.
“Sfidave do t’u japim përgjigje, vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi e përballja me to do të na definojë si popull, si shoqëri dhe si shtet”, tha Kurti.
Ai u zotua se viti 2023 do të jetë më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë e kulturën.
“Angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë pra garën me veten, me bindjen se potenciali ynë është më i madh sesa aktualiteti”, tha ai.
Kurti po ashtu përmendi se qysh në ditën e tretë të vitit 2023, e realizuan premtimin për shtesat e fëmijëve.
“Ja kemi filluar mbarë që në ditën e tretë të vitit. Realizuam premtimin për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare. E në mbledhjen e parë për këtë vit kemi në rend dite Projektligjin për Investime të Qëndrueshme. Në bazë të kësaj ne synojmë të tërheqim investimet, vendosim bazën për përkrahjen e industrisë vendore, punësimin e qëndrueshëm, të fuqizojmë rininë dhe gratë si dhe të thellojmë lidhjen me mërgatën”, u shpreh ai./21Media

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

7 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

7 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

7 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

8 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

8 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

8 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

12 orë më parë