Kryeministri Albin Kurti ka thënë se të enjten gjatë ditës janë vërejtur njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë disa metra larg kufirit me Kosovën.
Në profilin e tij zyrtar në Facebook Kurti ka publikuar pamje dhe ka thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë po realizojnë stërvitje të rregullta, duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.
“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, ka shkruar më tej Kurti.
Kujtojmë se para pak ditësh presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar se nëse e ka Perëndimi e zgjedhin Kosovën para Serbisë, do të presin “momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojë rastin”./21Media











