Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Po e luftojmë krimin e organizuar multietnik

nga RTV2114 tetor 2021

Reagime pas aksionit kundër kontrabandës në veri.-Sindikata e Policisë dënoi sulmin ndaj policëve.-Departamenti amerikan thirrje për qetësi, ambasada britanike mbështetë aksionin.-Vuçiq me ton kërcënues: Do të mbrojmë popullin tonë. Pikë.
Reagime të shumta edhe një ditë pas aksionit policor kundër krimit të organizuar në Veri. Kryeministri Kurti deklaroi se është gabim t’i jepet kontekst etnik dhe politikë aksionit që u zhvillua dje, duke theksuar se po luftohet krimi multietnik. Departamenti amerikan i Shtetit bëri thirrje për qetësi, ndërsa Ambasada britanike aksionin e vlerësoi veprim në interes të të gjithë qytetarëve. Ngjarjen në veri, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur provokim të rëndë për serbët, duke përdorur edhe ton kërcënues. (Teksti-Valmire Hoti, kamera: Sahit Troshupa) /21Media<./strong>

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →