Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kurti përsëri nuk flet për gazetarët

nga Gentrita Xhemajli5 maj 2025
​Kurti përsëri nuk flet për gazetarët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe sot kur për herë të njëmbëdhjetë po tentohet konstiuimi i Kuvendit të Kosovës, përsëri nuk foli për medie.

Nëpër daljet publike të fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk iu është përgjigjur gazetarëve kur është pyetur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamenetare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →