Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti për vërshimet në Dragash: Kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush

nga Venera Grabanica27 qershor 2024
Kurti për vërshimet në Dragash: Kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush

Një ditë pasi disa fshatra të Dragashit u përballen me vërshime si pasojë e reshjeve të shumta të shiut Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar nga afër familjet që u prekën nga vërshimet.

Nga aty ai është shprehur se në këtë fatkeqësi natyrore kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush.

Kurti tha se është fat i mirë që asnjë prej banorëve të shtëpive që janë prekur nga vërshimet nuk ka vdekur.

“Ka dëme në infrastrukturë edhe atë jo vetëm në rrugë e në ura por edhe në gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe në gypat e Telekomit të Kosovës” – tha Kurti.

Bashkë me Kurtin në vizitën e tij në Kuk ishte edhe kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe përfaqësues nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent.

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini tha se nga ana kryeministrit kërkoi “ndihmë urgjente”

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →