Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti pas aksionit në Zveçan: Një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurisë në Kosovë

nga R5 shtator 2023
Kurti pas aksionit në Zveçan: Një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurisë në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, ku u zbulua një sasi e madhe e armatimit.

Kurti e ka quajtur aksionin e Policisë së Kosovës një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurisë në vend.

“Një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurisë në Kosovë. Sot, Policia e Kosovës në prani të KFOR-it bastisi një depo armësh në Zveçan, të përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme në veri. U konfiskuan armë të shkallës ushtarake si pushkë automatike, granata dore e eksplozivë”, ka shkruar Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →