Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Nuk ka kuptim dialogu i ri me Serbinë, Thaçi është i delegjitimuar

nga Venera Grabanica30 janar 2019

Albin Kurti paralajmëron protesta nëse nuk ndalet presidenti Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në seancën e sotme ka kërkuar edhe njëherë që taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjës të mos largohet, por të largohet qeveria Haradinaj.

Kurti është  shprehur se nuk ka kuptim dialogu i ri kur çdo ditë ka ftesa të reja nga Gjykata Speciale.

“Ne kemi qëndrim të kundërt si Lëvizjes Vetëvendosje, me presidentin dhe kryeparlamentarin ata duan që të hiqet tarifa 100 për qind me Serbinë dhe të mbetet Haradinaj kryeministër, ne kërkojmë të kundërtën të largohet kjo Qeveri dhe Haradinaj e të mbetet kjo tarifë. Skandalet e pa numërta të keq qeverisjes dhe korrupsionit nuk mbulohen me një tarifë. Mbi të gjitha nuk ka kuptim dialogu i ri me Serbinë përderisa për çdo ditë kemi ftesa të reja për Gjykata Speciale për luftëtarët e UÇK-së, nuk ka kuptim dialogu i ri përderisa ky Kuvendi i yni ndodhet në Gjykatën Kushtetuese tek e cila presidenti ka pyetur se a mund të na anashkaloj neve deputetëve”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV-së ka deklaruar se tani nuk kemi dialog me Serbinë, por siq e quan ai, ‘pazar me Serbinë’.

“Një rrezik tjetër po na dominon, ndarja e Kosovë që emërohet herë si shkëmbim territorial e herë si korrigjim i kufirit në vitin e kaluar presidenti i Kosovës paralajmëroi kompromis të dhimshëm ndërsa në këtë vit e filloi duke shprehur gaditshmëri dhe vullnet për kompromiset  e nevojshme me Serbinë në marrëveshjen e cila na qenka afër. Presidenti Thaçi ose bënë bllof me idenë e zgjidhjes finale dhe pajtimin historik me Serbinë, ose tashmë ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë, shpjegim tjetër nuk ka, por edhe dilema nuk ka sepse në secilin rast ky president është delegjitimuar dhe diskredituar. Ajo çfarë kemi sot nuk është dialog por Pazar sepse nuk është dialog me Serbinë ku Kosova do të ishte subjekt, por veç se Pazar me Serbinë, ku Kosova është bërë objekt”, ka shtuar ai.

Ai ka paralajmëruar protesta të tjera nëse nuk ndalet presidenti Hashim Thaçi.

Ndryshe, në seancën plenare të sotme në rend të ditës janë gjithsej 30 pika, ndër të cilat: votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

Ndërsa,  seanca e radhës do të mbahet nesër, në të cilën pritet të miratohet buxheti për vitin 2019.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →