Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Kurti niset për në Turqi, do të takohet me Erdoganin

nga B G3 shkurt 2023
Kurti niset për në Turqi, do të takohet me Erdoganin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.
Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
“Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.”, thuhet në njoftim, por që nuk bëhet e ditur ora e takimit dhe konferencës.
Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →