✈️ Diaspora
Kurti në takim me përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan
nga Kaltrina Berila6 korrik 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Bruno Ceka.
Kurti me këtë rast theksoi rolin e rëndësishëm që mërgata ka në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.
Sipas një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, në këtë takim u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijes, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite./21Media









