RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti në Podujevë, përkujton Elfete dhe Mentor Humollin
🇽🇰 Kosova

Kurti në Podujevë, përkujton Elfete dhe Mentor Humollin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në shenjë përkujtimi të Elfete dhe Mentor Humollit në 34 vjetorin e rënies së tyre për liri, ka bërë homazhe tek monumenti përkujtimor i ngritur në fshatin Lupç të

nga Venera Grabanica1 shkurt 20241 shkurt 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në shenjë përkujtimi të Elfete dhe Mentor Humollit në 34 vjetorin e rënies së tyre për liri, ka bërë homazhe tek monumenti përkujtimor i ngritur në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës.

Kurti ka thënë se Elfetja me Mentorin kanë marrë pjesë në demostraten kundër pushtetit represiv të Serbisë, ku edhe u vra Elfetja, pasi që policët serbë shtinë mbi protestuesit, shkruan rtv21.tv.

“Më 1 shkurt 1990, Elfetja bashkë me vëllain e saj Mentorin dhe me shumë të tjerë, kishte marrë pjesë në demonstratë kundër pushtetit represiv të Serbisë pushtuese, që i shtypte shqiptarët në Kosovë, i burgoste mbi baza politike dhe i diskriminonte mbi baza etnike. Elfetja ishte 16 vjeçare, kurse Mentori 13 vjeçar. Mes shtëllungave të tymit të gazit lotsjellës, policët e Serbisë shtinë mbi protestuesit duke i plagosur Eset Kaçiun, Ismet Krasniqin dhe Avni Retkocerin, kurse Elfetja nuk u mbijetoi plagëve. Ajo vdiq aty, teksa fjalët e fundit të saj ishin: “Ku është Mentori, a ka shpëtuar?!””, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Tutje Kurti ka shtuar se për të kujtuar Elfeten dhe Mentorin, mbi një gur masiv janë gdhendur emrat e tyre, kurse poshtë tij është vendosur një krua me ujë për udhëtarët.

“Me nderime u kujtofshin gjithmonë Elfete dhe Mentor Humolli, mes të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka përfunduar Kurti./21Media

LAJMI TJETËR →
ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571657285

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë