RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Kurti: Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave anekënd botës

nga Venera Grabanica23 tetor 2023
Kurti: Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave anekënd botës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para arkivolit të skulptorit Luan Mulliqi, të vendosur në hollin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

I shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ҫeku dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës,  Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të profesorit Mulliqi.

Ndërsa, në Librin e Zisë, Kryeministri shkroi: “Shumë mend dhe mund është dashur për punët e mëdha që bëri dhe veprën madhështore që na e la ne. Akademik e profesor, intelektual e artist, qytetar e patriot, Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave që shënojnë sheshe e rrugë në vendin tonë e në aq shumë vende tjera anekënd botës”./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →