Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Krimet e luftës nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi për to

nga Venera Grabanica2 prill 2023
Kurti: Krimet e luftës nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi për to

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka kujtuar masakrën e 1 dhe 2 prillit në Gjakovë ku mbetën të vrarë 60 civilë shqiptarë.

Kurti ka thënë se krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi e dënim për to.

”Në natën mes 1 dhe 2 prillit 1999, në Lagjen e parë në Gjakovë, forcat serbe masakruan e vranë mbi 60 civilë shqiptarë. Në shtëpitë e tyre, i dogjën të gjallë e të vdekur anëtarët e familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi. Mosha e të vrarëve ishte nga 2 deri në 75 vjeç. Krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi e denim për to. Krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen. Ne i përkujtojmë në secilin përvjetor për të mos i harruar kurrë. Sot përkujtojmë të vrarët në Gjakovë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media 
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →