Kurti: Kosova pa mëdyshje dënon sulmet terroriste ndaj Izraelit, qëndrojmë me të prekurit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova qëndron me Izraelin pas sulmeve terroriste që ndodhën atje.
“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka shkruar ai.
The Republic of Kosova unequivocally condemns today’s terrorist attacks against the State of Israel. Our thoughts are with the people of Israel during this incredibly challenging time. We condemn all acts of violence and stand in unwavering solidarity with those affected.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 7, 2023
Më herët ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani./21Media











