Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Kemi kërkuar angazhim maksimal të KOSTT-it dhe KEDS-it për zgjidhjen e problemit me rrymë

nga B G27 dhjetor 2024
Kurti: Kemi kërkuar angazhim maksimal të KOSTT-it dhe KEDS-it për zgjidhjen e problemit me rrymë

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka folur për situatën me energjinë elektrike në vend.

Ai ka  thënë se i ka përcjellë shqetësimet te operatorët e rrjetit.

“Kemi pranuar shumë shqetësime për furnizime me energji elektrike në disa komuna të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht te operatorët e rrjetit, transmetues dhe shpërndarës
KOSTT dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime për zgjidhjen e problemit të rrjetit”,  ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga qytetarët që të racionalizojnë konsumin , veçanërisht gjatë orës 18:00 deri në mesnatë, për furnizim më të mirë për gjithë vendin./21Media

KOSTT-i: Nuk ka mungesë të rrymës, ka mbingarkesë

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →