Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti ka kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt

nga B.K30 janar 2020

Seanca për votimin e Qeverisë

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, sot ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që ta caktojë seancën e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë.

Kurti ka kërkuar që seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt.

Kërkesa e Kurtit vjen pas një varg takimesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës.

Në takimin e fundit mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e vendeve të Quint-it, dy liderët e partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 thanë se nuk kanë arritur të përafrojnë qëndrimet për formimin e koalicionit./kallxo

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →