Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Epoka e mosndëshkimit të krimeve nga Serbia duhet të marrë fund

nga Venera Grabanica8 korrik 2024
Kurti: Epoka e mosndëshkimit të krimeve nga Serbia duhet të marrë fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme të Serbisë ndaj shqiptarëve duhet të marrë fud.

“Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura. Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.

Ky reagim i tij erdhi në platformën X derisa në profilin e tij e ka shpërndarë një postim të zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtëtit, Matthew Miller, i cili ka kërkuar që Serbia të përfundojë hetimin e rastit të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi në Serbi në vitin 1999./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →