Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti e uron Trumpin e SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca

nga Kaltrina Berila4 korrik 2025
Kurti e uron Trumpin e SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca

Kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ka uruar presidentin amerikan, Donald Trump, dhe SHBA-në për Ditën e Pavarësisë.

Ai ka shkruar se është mirënjohës për bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së në fusha të ndryshme, përfshirë bashkëpunimin në rritjen e kapaciteteve të FSK-së, Ukrainën e refugjatët afganë.

“Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si anjëherë më pare”, ka shkruar Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →