Kurti dikur për Mustafën: Po don me mbet Kryeministër me zor, Kosova është me e vlefshme
Edhe pse sot vetë ndodhet në pozitën e një kryeministri pa shumicë parlamentare, Albin Kurti dikur ishte ndër kritikët më të zëshëm të qeverisjes pa legjitimitet të plotë.
Në një intervistë të dhënë për RTV21 si opozitar, ai akuzonte ish-kryeministrin Isa Mustafa për kapje të pushtetit me çdo kusht, duke e ironizuar për “lakminë në pleqëri” dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar me figura të PAN-it vetëm që të mbetej në krye të qeverisë.
“E ka kapur një farë lakmie e jashtëzakonshme në pleqni, kjo është taksirat i madh, po do me mbet kryeministër me zor, po jo se Kosova është me e vlefshme, populli i Kosovës është më i vlefshëm. S’është e thënë me u bë kryeministër, me mbet kryeminsitër. Kosova duhet të zhvillohet, rinia të përparësojë, të hapim vende të reja pune, jo me mbet me çdo kusht kryeminsitër. Për me u bë kryeministër tha votone Shikun, Kadrinë, për me mbetë kryeministër tha votone Hashimin, çka është kjo çfarë pune. Ai e ka moshën e pensionit”, kishte thënë Kurti.









