Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kultivimi i deleve, Zymer Gashi: E kam pasion të jetës, nuk mund të jetojë pa to

nga B.K24 tetor 2022

Zymer Gashi, i cili është gjenerata e katërt e familjes që merret me kultivimin e deleve, ka thënë se këtë e ka pasion të jetës.
“Brezi i katër jam unë që i kemi delet. E kam pasion të jetës, nuk mund të jetoj pa to”, ka thënë ai për rubrikën “Punë t’mbarë” të emisionit “Për ditë të mbarë” të RTV21.
Zymer Gashi nga fshati Osek Hylë të Gjakovës, ka thënë se kultivimi i deleve është një punë e vështirë.

Tutje, ai ka folur për dashin e racës ‘viglushe’, që e ka shitur për 1 mijë e 600 euro.
Blegtori ka treguar për të veçantat e kësaj race./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →