Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kryeministri i Britanisë e quan sulmin rus ndaj Ukrainës “të neveritshëm”

nga Kaltrina Berila2 mars 2022

Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi “sulmet e neveritshme” ndaj Ukrainës në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën.
“Duke ndarë neverinë e tij për sulmet në Ukrainë, kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar po bënte gjithçka që ishte e mundur për të mbështetur popullin ukrainas dhe rezistencën e tij”, tha zyra e Johnson në një deklaratë, transmeton rtv21.tv.
“Të dy liderët ranë dakord për nevojën që sanksionet të shkojnë më tej për të ushtruar presion maksimal mbi presidentin (rus) Putin në ditët në vijim”, thuhet tutje në deklaratë.
Zelensky falënderoi Johnson për mbështetjen dhe ndihmën mbrojtëse të Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se “kishte qenë jetike në frenimin e forcave ruse”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →