Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryegjyshata Botërore Bektashiane mbështet protestën në Tiranë për lirimin e ish- krerëve të UÇK-së

nga B G15 tetor 2025
Kryegjyshata Botërore Bektashiane mbështet protestën në Tiranë për lirimin e ish- krerëve të UÇK-së

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka dhënë mbështetjen e tij për protestën që do të mbahet këtë të premte, më 17 tetor, në Tiranë, në orën 17:00.

“Protesta ka për qëllim të kërkojë një gjykim të drejtë në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ngjarja do të shërbejë si thirrje për drejtësi dhe për të mbështetur të akuzuarit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë mohuar kategorikisht.”, thuhet në njoftimin e Kryegjyshatës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →