Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi pas dënimit të Shalës: Drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë

nga B G16 korrik 2024
Krasniqi pas dënimit të Shalës: Drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë

Kryetari i PDK-së , Memli Krasniqi reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e Pjetër Shalës me 18 vite burg.

Ai tha ky vendim është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve të Kosovës.

“Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë

Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”, shkroi Krasniqi.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala u shpall fajtor dhe u dënua me 18 vjet burgim nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës.

Gjykata ka thënë se akuza e trajtimit mizor është mbuluar tërësisht nga ajo e torturës dhe nuk është shqyrtuar më tej nga Gjykata.

Prokuroria ka kërkuar dënim prej 28 vjetësh për Shalën./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →