Krasniqi për mbylljen e strukturave paralele: Policia do të duhej të mirrte autorizim ligjor nga gjyqësori
(Lajm i përditësuar)
Krasniqi për mbylljen e strukturave paralele: Policia do të duhej të mirrte autorizim ligjor nga gjyqësori
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në debatin zgjedhor të RTV21 ka folur për mbylljen e strukturave paralele, sipas tij Policia e Kosovës do të duhej të mirrte autorizim ligjor nga gjyqësori.
“Mi pa realisht natyrisht në interes të vendit, zhvillimi të jetës demokratike mi pa kaniherë edhe gabimet, qoftë se p.sh është ndërmarrë ndonjë veprim me një mënyrë të njëanshme apo pa kordinim i cili ka reflektuar në kuptime negative për autoritetin dhe bashkëpunimin dhe kanë ndikuar në ftofjen e raporteve dhe bashkëpunimeve këtë duhet me pranu. Nëse p.sh shiko këtë rastin tjetër shkon policia pa autorizim ligjor, gjyqësorë, pa lejen e prokurorit bastisë. A e dini se në aspektin procedural qka do të marrësh ti pa lejen e prokurorit, gjyqëtarit të procedurës paraprake nuk mund t’i përdorësh si prova në procedura gjyqësore. Kam punuar edhe si avokat në një procesë gjyqësorë ka qenë kështu policia vepron jashta kohës të lejuar me urdhër të gjyqëtarit të procedurës paraprake për zhvillimin e një mase të fshehtë. Avokati në procedur thotë se ky dokument natyrisht kjo provë e sjellur është jashta kohës së lejuar për sigurimin e provës”, tha Krasniqi. /21Media
Krasniqi: Pas 9 Shkurtit, partitë politike do të bashkëpunojnë
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në debatin zgjedhor të RTV21 ka folur për dënimet e shqiptuara për subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.
”E keni parë në perendim kur ka fushata zgjedhore mund të ketë ndonjë reflekes emocional të grupeve të ndryshme që mund të ketë konfrontime politike, por subjektet poltiike përpiqen ta menaxhojnë dhe të përmbahen nga retorika agresive dhe fyese e njëri-tjetrit”, tha Krasniqi.
Ai tutje ka shtuar se ”mas 9 shkurtit prpa partitë politike duhet me bashkëpunu”.
”Ne mund ta vrejmë shumë lehtë që ka ardhë deri te një farë kulmi i mundshem i agresivitetit politik p[ër shkak të frustrimit të disa krerve politikë mund të dështojnë në zgjedhje”, tha Krasniqi./21Media











