Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Krasniqi: Në asnjë sektor ekonomik nuk qëndrojmë mirë

nga Venera Grabanica4 korrik 2024
Krasniqi: Në asnjë sektor ekonomik nuk qëndrojmë mirë

Kosova prej kohësh përballet me mungesë të fuqisë punëtore si pasojë e largimit nga vendi i qytetarëve të saj. Që prej më shumë se 5 vjetësh të paktën 200 mijë qytetarë të Kosovës janë larguar thonë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Sipërmarrës të Kosovës thonë se largimi i qytetarëve nga vendi krijon humbje për shoqërinë. Ramiz Kelmendi, sipërmarrës thotë se aktualisht ekonomia e Kosovës ka pësuar me largimin e fuqisë punëtore.

“Një matematikë e thjeshtë çdo njeri ka konsumin e vet ditor të shpenzimit një matematikë e thjeshë nëse 100 mijë qytetar të Kosovës zgjohen në Gjermani automatikisht në Kosovë nuk do të shiten 100mijë kafe, nuk do të shitet nga një kilogram buk dhe të gjitha këto do të bëhen në Gjermani pra automatikisht shteti humb para në buxhetin e tij dhe kjo çështje duhet t’i alarmoj udhëheqësit institucional, pasi që nëse vazhdohet kështu edhe ata që kanë zgjedhur të jetojnë në Kosovë rrezikojnë të humbin vendet e punës”, tha Kelmendi.

Agjenica e Statistikave në një proces të regjistrimti të popullatës që ka përfunduar në muajin prill, thotë se Kosova aktualisht ka 1.6 milionë banorë, nga rreth 1.8 milionë sa kishte në vitin 2011 në procesin paraparak të regjistrimit. Largimi i fuqisë punëtore për bizneset ka krijuar telashe dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Skënder Krasniqi, thotë se qeveria ka injoruar sektorin privat. Sipas tij injorimi i ikjes së punëtorëve ka sjellë edhe falimentim të bizneseve.

“Asgjë nuk është në nivel të dëshiruar gjithçka po shkon keq mungon respektimi i ligjit të punës, me mungesë të fuqisë punëtore punëtorët që kanë mbetur kërkojnë paga të larta pa ofruar kualitet të punës bizneset detyrohen të rrisin çmimet dhe kështu, pra kur nevojitet dora e shtetit ajo mungon sepse problem kryesor në Kosovë nuk është lufta ato deklarimet që bëhen për ditë sepse kurrë më të sigurt s’kemi qenë këtu është NATO Kosova ka nevojë për ekonomi”, tha për RTV21 Skënder Krasniqi, Kryetar i dhomës së tregtisë.

Ikja e qytetarëve të Kosovës është cilësuar e pakontrolluar nga sipërmarësit, marr parasysh edhe faktin se, siç thonë asnjëra nga qeveritë që  prej 25 vjetësh nuk i ka trajtuar ankesat për paga dhe kushtet në punë. Ramiz Kelmendi thotë se qeveritë iu hakmorrën atyre që nuk i votuan dhe nuk u interesuan të krijojnë një vend të barabartë për të gjithë.

“ Nëse Dubai ishte shkretëtirë tash është bërë qendër kryesore e botës për turizëm pse nuk arritëm që Kosovën ta bëjmë një vend të dashur për të gjithë kur i patëm krejt kushtet, pra secila parti që ka fituar zgjedhje në Kosovë prioritet e ka pas hakmarrjen dhe asnjëherë të krijoj zgjidhje për qytetar… ta shikosh pse ata që punojnë nëpër institucione nuk e lëshojnë Kosovën,  por vetëm në sektorin privat ka telashe të tilla pra partitë në vazhdimsi janë hakmarrë ndaj bizneseve dhe jemi këtu ku jemi”, tha Kelmendi.

Për ikjen e të rinjve nga Kosova javë më parë foli edhe kryeministri Kurti, sipas tij rinia në Kosovë është më e lëvizshme se sa rinia që ishte në të kaluarën dhe se ata shkojnë në Evropë për t’i vizituar gjyshërit të cilët jetojnë atje tash e një kohë. Ndërkohë ndryshe nga kryeministri, zëvendësi i tij Besnik Bislimi, kishte thënë se nga Kosova po largohen vetëm gjyshërit të cilët po shkojnë t’i vizitojnë fëmijët e tyre./RTV21/21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →