Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Krasniqi: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë

nga Venera Grabanica21 prill 2024
Krasniqi: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka ftuar qytetarët që të dalin për të votuar.

Nga fshati Soçanicë e Leposaviqit, ministri Krasniqi tha për RTV21 se Lista Serbe, e cila ka bërë thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor të së dielës për shkarkimin ose jo të kryetarëve të komunave veriore, i sheh institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët, duke Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë.

”Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëse të rezervuara për komunitetin serb në Kuvend dhe mos t’i përfaqësojnë interes të qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit”, ka thënë ai.

Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj zone që të marrin pjesë në votim, Krasniqi ka njoftuar se procesi deri tani po shkon në rregull.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →