Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ vendos për rinumërimin e 115 kutive të votimit

nga RTV2117 qershor 2017

Në 62 raste fletëvotimi është bërë i pavlefshëm qëllimisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim për rinumërimin e 115 kutive të votimit në 115 vendvotime për arsye të ndryshme.

Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj tha se ka përfunduar rinumërimi i të gjitha kutive që është vendosur për rinumërim.

Ai para anëtarëve të KQZ-së ka paraqitur raportin preliminar ku janë dhënë arsyet e pavlefshmërisë së fletëvotimeve. Sipas tij nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme, 518 në total në 30 vendvotimet e rinumëruara është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim.

Në 205 raste janë shënjuar më shumë se një subjekt politik, kurse në 250 raste është gjetur se votuesi ka harruar të shënjojë subjektin politik, duke shënjuar vetëm kandidatët. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm qëllimisht në 62 raste.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →