🇽🇰 Kosova
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale
nga Gentrita Xhemajli21 nëntor 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor.
Gjatë mbledhjes, e cila nisi nga ora 15:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur për secilin komunë se nga sa ulëse fitoi secila parti që mori pjesë në zgjedhje.
Po ashtu u njoftua se rezultatet përfundimtare në komunën e Istogut nuk mund të certifikohen gjatë ditës së sotme.











