Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner të martën dhe të mërkurën do ta vizitojë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Francës.
Kouchner do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Atij do t’i dorëzohet “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa do të zbulohet edhe një pllakë e një rruge të emërtuar me emrin e tij.
Bernard Kouchner do të ketë nderin t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne më 12 qershor.











