Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kosovari ther me thikë bashkëshorten në Austri

nga Kaltrina Berila3 qershor 2024
Kosovari ther me thikë bashkëshorten në Austri

Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gruan e tij në Pongau mbrëmjen e së shtunës. Më pas ai u largua nga banesa në të cilen jetonin së bashku.

“32-vjeçari ka telefonuar në numrin e urgjencës dhe ka treguar për rastin e ndodhur, ka thënë policia austriake, raporton “Krone Zeitung”. Më të arritur policia dhe emergjenca në vendin e ngjarjes, gruaja u dërgua në Klinikën Schwarzach nga Kryqi i Kuq, transmeton albinfo.at.

Disa orë më vonë burri u kthye në banesën e tij dhe aty u arrestua nga policia. Prokuroria publike ka urdhëruar që shtetasi kosovar të transferohet në burgun e Salzburgut.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →