Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Kosova U18 kualifikohet në finale të IHF Trophy

nga Gentrita Xhemajli16 mars 2025
Kosova U18 kualifikohet në finale të IHF Trophy

Për herë të tretë një ekip kombëtar i Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionat Botëror.
Këtë sukses të dielën e arriti Kosova U18 që triumfoi në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy, që u mbajt në Prishtinë.

Në finale, Kombëtarja jonë e mposhti Nigerinë me rezultat 34:30. Fitorja u arrit vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta. Pas 60 minutave lojë rezultati ishte 26:26.

Madje nigerianët e papërshtatshëm ishin në epërsi për kohë të gjatë, por djemtë tanë u kthyen në minutat e fundit për barazim. Në vazhdime Kombëtarja jonë ishte shumë më e mirë.

Amar Muqolli shkëlqeu ne 9 gola, derisa 7 i kishte Granit Kadiri. Ilir Istrefaj e Erion Bajramaj i kishin nga katër, derisa me pritje u shqua Olt Kabashi.

Botërori i kësaj gjenerate do të mbahet në verë në Egjipt.

Vitin e kaluar hendollistet e Kosovës U18 u paraqitën në Botërorin në Kinë, ndërsa në vitin 2019, Kosova U21 e hendbollistëve u paraqit në Botërorin në Spanjë.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →