Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Kosova përballet me Britaninë e Madhe në ndeshjen e kthimit

nga Kaltrina Berila2 nëntor 2025
Kosova përballet me Britaninë e Madhe në ndeshjen e kthimit
Hendbollistët e Kosovës fituan 32:26 të mërkurën mbrëma në Derby ndaj Britanisë së Madhe. Një tjetër rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese do të bënte që Kosova ta sigurojë avancimin në fazën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2027. Ndeshja kthyese Kosova – Britania e Madhe luhet të dielën nga ora 17:15, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Nëse Kosova e kalon Britaninë e Madhe avancon në fazën e dytë kualifikuese. Ndeshjet e atij raundi kualifikues zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Faza finale e kualifikimeve luhet në maj të vitit 2026. Turneu final i Kampionatit Botëror 2027 do të organizohet në Gjermani. Në total do të jenë 32 përfaqësuese pjesëmarrëse në edicionin e 30-të të Kampionatit Botëror.
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore
LAJMI TJETËR →
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Më të fundit

Të gjitha →